Rreth Nesh

Zyra Përmbarimore Private “Power & Justice” (P&J), me seli qëndrore në Tiranë ofron shërbim përmbarimor gjyqësor privat në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në perjudhën kohore prej 15 vitesh zyra jonë përmbarimore ka ushtruar aktivitetin e saj përmbarimor dhe ka realizuar shërbim efektiv në mbrojtje të interesave te palëve në procesin e ekzekutimit të urdhërave dhe titujve ekzekutiv që palët kreditore na kanë besuar. Ne kemi qënë partner i besuar i institucioneve financiare dhe jo financiare, kompanive, organizatave, shoqërive tregtare dhe individëve në gjithë Shqipërinë.

Mbi bazën e përvojës së krijuar gjate aktivitetit si shërbim përmbarimor zyra jonë përmbarimore ju garanton se bën vlerësimin e duhur, efikas dhe efektiv të kërkesës për shërbimin qe ju kërkoni dhe me nënshkrimin e kontratës me klientin ne vihemi menjëherë në dispozicionin tuaj.
Zyra përmbarimore “Power & Justice” (P&J) ofron shpejtësi, siguri, garanci dhe kosto të pranueshme në shërbimin e kërkuar nëpermjet efikasitetit, transparencës dhe zbatimit te ligjit Ne inkurajojme cdo pale kreditore qe ka per te ekzekuar titujt ekzekutiv ti drejtohet zyrës përmbnarimore

Ne kemi ofruar dhe ofrojmë shërbimin tonë për të gjitha llojeve të detyrimeve të cilësuara si tituj ekzekutiv në nenin 510 i Kodit të Procedurës Civile si :

Ekzekutimin e Vendimeve civile të gjykatës që kanë marrë formë të prerë, që përmbajnë një detyrim, vendimet e dhëna prej tyre për sigurimin e padisë, si dhe për ekzekutimin e përkohshëm, detyrim pagim shume, e tituj të tjerë ekzektutiv
Ekzekutimin e titujve me objekt ekzekutimi detyrime që rrjedhin nga kontratat e sigurimit
Ekzekutimin e Vendimeve të gjykatave të arbitrazhit të shteteve të huaja që u është dhënë fuqi sipas dispozitave përkatëse të ligjit
Aktet noteriale që përmbajnë detyrime në të holla, si dhe aktet për dhënien e kredieve bankare ose aktet për dhënien e kredive nga institucionet fiananciare jo bankare, kambialet, çeqet e letrat me urdhër që barazohen me ato;
Ekzekutimin e titujve ekzekutivë që i perkasin akteve ligjore të cilat barazohen me titujt ekzekutiv etj.
Kryerjen e konstatimeve fakteve, sendeve dhe dukurive lehtësisht të verifikushme që nuk kërkojnë njohuri specifike teknike sipas legjislacionit në fuqi,
Kryerjen e shitjes se sendeve ne ankand publik

Me miratimin e Ligjit Nr 26/2019 “Per sherbimin permbarimor gjyqesor privat” ofrojme dhe mbledhjen e detyrimeve me mirkuptim

Add Your Heading Text Here