Publikim i Vendimit
të Shpalljes së Ankandit të I-rë
Zyra përmbarimore “Power & Justice” (P&J) në zbatim të titullit ekzekutiv Vendim Nr.5961 datë 19.02.2024 lëshuar nga Gjykata Shkallës Parë Tiranë në ngarkim të palës debitore E. Toska dhe B. Toska, bazuar në nenet 567, 568 e vijues të K.Pr.Civile ka marre vendimin per shpalljen në shitjen me ankand të parë tëpasurisë paluajtëhme të pales debitore.
Pasuria e paluajtëshme për të cilën shpallet ankandi i pare përbëhet nga :
- Pasuria e paluajtëshme që nxirret në ankand të parë përbëhet nga:
Lloji i pasurisë “Arë”, Nr. pasurie 72/16, në ZK 3578, Indeks Harte Kadastrale K-34-100-(227-B), Vol 16, Faqe 95, në Tërbuf, Lushnje.
- Cmimi fillestar i ankandit të parë të pasurisë është në masën prej 1.280.000 lekë ( një miljon e dyqind e tetëdhjetë mijë lekë)
Ankandi qëndron i hapur për mbi15 ditë dhe do të zhvillohet në date 27.08.2020 në orën 15:00, pranë zyrës përmbarimore të ndodhur me seli në adresën Bulevardi “Gjergj Fishta” Kulla 1, Kati 2, Zyra nr. 2. Tiranë
Çdo ofertues që kërkon të marrë pjesë në ankand duhet të depozitojë kërkesë si dhe duhet të paguajë në llogarinë e veçantë të Zyrës Përmbarimore “Power & Justice” (P&J) sh.p.k Nr 00900 35488 pranë “Raiffeisen Bank” sh.a, shumën prej 10 % të çmimit fillestar si garanci për pjesëmarrjen në ankand si dhe duhet të paraqitet pranë shërbimit përmbarimor për të tërhequr dokumentacionin e ankandit.
Ankandi është ankand progresiv dhe fitues do të shpallet ofertuesi që ofron cmimin më të lartë të sendit.
Të gjitha taksat dhe tarifat që janë të aplikueshme dhe shërbejnë me qëllim kalimin e pronësisë nga pala debitore tek blerësi, janë në ngarkim të blerësit. Në ngarkim të palës përveç detyrimit dhe tarifave të komunikuara është dhe tarifa e zhvillimit të ankandit .
Ofertuesit që kërkojnë të inspektojnë pasurinë e shpallur në shitje duhet të komunikojnë me shoqërinë përmbarimore “Power & Justice” sh.p.k nëpërmjet takimit të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet numrit të tel. 00355 67 20 82543 ose nëpërmjet e-mailit [email protected] si dhe mund te vizitoni faqen në WEB www.powerjustice-al.com.
Data e shpalljes 06.08.2025 Data e zhvillimit 27.08.2025