
sherbimet
Shoqeria permbarimore private “Power & Justice”sh.p.k per klientet e saj ofron nje game te gjere sherbimesh ne ekzekutimin e titujve ekzekutiv. Ne ofrohemi per te gjithe subjektet shqipatere persona juridik ose fizik si dhe per subjektet qe nuk jane shqiptare, port e cilet kane per te ekzekutuar tituj brenda territorit te shtetit Shqiptare.
Ne kemi krijuar mundesi aksesi per grumbullimin e te dhenave te paleve debitore kudo qe ata ndodhen. Grumbullimi i te dhenave te paleve debitore na krijon neve lehtesin ne ekzekutimin e titujve ekzekutiv.
Ne kete perjudhe qe sherbimi permbarimor funksionon shoqeria ka treguar se ka potenciale per te ekzekutuar ne nje kohe te shkurter titujt ekzekutiv qe i jane besuar.
Ne kete perjudhe ne kemi kryer ankande te pasurive te palujteshme dhe te luajteshme dhe ne keto ankande jane paraqitur oferta te mira dhe transparente, gje e cila tregohet dhe nga ofertat e shumta qe jane paraqitur.
Permbaruesi gjyqsesor i shoqerise “Power & Justice “në çdo kohë ndjek procedurën ligjore lidhur me të drejtën e hyrjes në pronën e debitorit duke respektuar dhe garantuar çdo rast paprekshmërinë e banesës së debitorit.
Bashkepunetoret tane si dhe kordinimi i puneve me institucionet e tjera ne funksion te ekzekutimit e titujve ekzekutiv na ka bere qe shoqeri dhe persona fizik te shumte ne numur te na besojne ekzekutimin e titujve.
Konkretisht P&J ofron shërbimin e ekzekutimit të të gjithë vendimeve gjyqësore si:
- Vendimet civile të gjykatës që kanë marrë formë të prerë, që përmbajnë një detyrim, vendimet e dhëna prej tyre për sigurimin e padisë, si dhe për ekzekutimin e përkohshëm; detyrim pagim shume, lirim e dorëzim sendi, detyrim pagim taksash, detyrim pagim faturash, tituj ekzektutiv, detyrim pagim kredie etj.
- Vendimet penale të formës së prerë në pjesën që bëjnë fjalë për të drejtat pasurore;
- Vendimet e gjykatave e të arbitrazheve të shteteve të huaja që u është dhënë fuqi sipas dispozitave përkatëse të ligjit;
- Vendimet e një gjykate arbitrazhi në Republikën e Shqipërisë;
- Aktet noteriale që përmbajnë detyrime në të holla, si dhe aktet për dhënien e kredieve bankare ose aktet për dhënien e kredive nga institucionet fiananciare jo bankare, kambialet, çeqet e letrat me urdhër që barazohen me ato;
- Aktet e tjera që sipas ligjeve të veçanta quhen tituj ekzekutivë dhe ngarkohet zyra përmbarimore për ekzekutimin e tyre.
Shoqeria “P&J”sh.p.k si një shoqëri që garanton korrektesë dhe transparence, ne ofrojme shërbimin e ankandit në mënyrë transparente për objektet e sekuestruara si kolaterale bankare apo detyrime të tjera sipas legjislacionit në fuqi, ku çdo shtetas mund te bëhet pjesëmarrës pasi të regjistrohet dhe te paguaje per cdo ankand garancin epjesmarjes prej 10 % te cmimit te ankandit. Kjo vlerë ju kthehet juve ne rast mos shpalljes fitues.